Sulmohet Web Faqja E Komunes Se Prishtines!
Është sulmuar nga hakerët serbë ueb-faqja zyrtare e Komunës së Prishtinës. Aty shkruan se faqja është sulmuar nga United Jugoslavia Creë. Në vendet ku qytetarët e kryeqytetit do të duhej të lexonin për shërbimet e komunës, tash është vendosur harta e ish-Jugosllavisë me shenjë të flamurit serb dhe në të është vendosur një yll i kuq. Zyrtari për informim në Komunën e Prishtinës, Asdren Osaj, i ka thënë KTV-së se faqja është duke u rregulluar dhe do të kthehet shumë shpejt në funksion. Ky akt duket se është vazhdimësi e luftës virtuale në mes të serbëve dhe shqiptarëve. Hakerët shqiptarë nga Kosova kanë sulmuar ueb-faqen e agjencisë së lajmeve "JugPress", nga Leskoci, duke vendosur flamurin shqiptar me porosinë "Pranojeni pavarësinë e Kosovës".