Main » 2008»September»7 » BE: Maqedonia duhet të zbatojë më shumë reforma politike
BE: Maqedonia duhet të zbatojë më shumë reforma politike
10:37 AM
Bashkimi Evropian tha se Maqedonia duhet të përmirësojë gjendjen e brendshme politike para se të fillojë bisedimet për anëtarësim në këtë organizatë.
Komisioneri i BE-së për Zgjerim Oli Ren i bëri thirrje sot qeverisë maqedonase të marrë masa për të përmirësuar qëndrueshmërinë politike të vendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve. Ai foli në Bruksel pas bisedimeve me zëvendës kryeministrin e Maqedonisë Ivica Boçevski. Zgjedhjet e përgjithshme të qershorit u shoqëruan nga dhuna dhe kërcënimi në zonat kryesisht të banuara nga shqiptarët. Vendi fitoi zyrtarisht statusin e kandidatit për në BE në vitit 2005. Diplomatët thanë se Maqedonia duhet të zgjidhë gjithashtu mosmarrëveshjen me Greqinë për emrin e vendit para se të fillojnë bisedimet e anëtarësimit. Maqedonia është si emri i ish republikës Jugosllave ashtu edhe i një rajoni historik në Greqinë veriore. Zyrtarët në Athinë kanë kundërshtuar përdorimin e të njëjtit emër duke thënë se me këtë, ngrihen pretendime ndaj territorit grek, akuzë që Maqedonia e mohon.