Rihanna, Beyonce, Carrie Undrewood, Miley Cyrus dhe Mariah Carey kanë formuar një fuqi vajzash të cilat janë paraqitur në koncertin Fashion Rocks në New York, për të grumbulluar para me qëllim të luftimit të kancerit.
13 yje janë shfaqur në skenë duke mbajtur bluza me mbishkrimin “Stand Up To Cancer” (“Ti bëjmë ballë kancerit”).
Njëkohësisht është bërë edhe një video në të cilën përfshihen edhe performimet e Fergie, Leona Lewis dhe Ashanti, që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe grumbullimin e ndihmave për ta luftuar këtë sëmundje vdekjeprurëse.